Nagavci: Shpërndarja e kuvendit akt i paprecedent, do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvedosje Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka thënë se shpërndarja e kuvendit, paraqet akt të paprecedent, që bien ndesh me rendin kushtetues. Ndërsa ka thënë se për këtë do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
“Shpërndarja e kuvendit, paraqet akt të paprecedent, që bien ndesh me rendin kushtetues. Dhe për këtë do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ne kemi bërë çfarë ka qenë në dorën tonë, për të shmangur dhe një palë zgjedhje. S’ka asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të reja”, tha ajo./Indeksonline/

