19:46 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / S Z

Qeveria s’i merr për bazë ankesat e qytetarëve, sërish nuk do të jap libra falas për nxënësit

Një praktikë e pa parë më herët, ndodhi në shtator të vitit të kaluar, kur nxënësit e shkollave në Kosovë nuk i morën librat falas si zakonisht, por i blen vetë ato, duke u kompensuar më pas me një shumë fikse nga Qeveria e Kosovës.

Ankesat e pakënaqësitë qenë të mëdha nga prindërit e edhe partitë opozitare që kundërshtonin këtë vendim të qeverisë Kurti.

Një gjë e tillë është konfirmuar dhe në Omnibusin e shtatorit 2023, të kryer nga “Ubo Consulting”, ku nga 1065 respodent të intervistuar, mbi 60 për qind të tyre janë deklaruar të pakënaqur, me mënyrën se si është bërë shpërndarja e librave në vitin 2023.

Pavarsisht kësaj pakënaqësie, po njejtë edhe në këtë shtator do të vazhdojë procesi i subvencionimit me tekstet shkollore.

Në konferencën e javës së kaluar këtë e ka bërë me dije ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

“Ashtu siç kemi bërë edhe vitin e kaluar, përvec kujdesit për buxhet do të kujdesemi edhe për nxënësit edhe për peshën e çantave, edhe për mënyrën më të mirë të ruajtjes së buxhetit por edhe furnizimit me tekste. Mund të konfimoj se do të ketë kompenzim për tekste sikurse vitin e kaluar, por për detaje do ju njoftojmë në fillim të qershorit”ka thënë Nagavci.

Kjo mënyrë e subvencionimit pati shkaktuar pritje e radhë të gjata para librarive, ku prindërit prisnin në radhë me orë të tëra të furnizoheshin me tekste të cilat edhe nuk gjindeshin ndonjëherë.

Me të kuptuarse kjo praktikë do të vazhdojë edhe për këtë vit, kritikat e qytetarëve nuk kanë munguar.Ata insistojnë se librat duhet tu ipen në duar nxnësve e jo në forma të tjera. “Duhet me vazhdu me atë formën që ka qenë përpara, do të thotë ministria me ua siguru librat nxënësve, t shkollës fillore dhe të mesme të ulët, por librat që nuk dëmtohen duhet të kthehen nxënësit dhe ti ruajnë. Ata që I ruajnë i marrin të tjerat. E kjo formë që u zbatu vjet ka qenë e komplikuar dhe sic kam dëgjuar ka dalë ma shtrejt, dhe nxënësit nuk janë furnizuar me kohë me libra nxënësit dhe disa kanë mbetur deri në fund të vitit” ka thwnw qytetari nga Prishtina Hysen Neziri.

“Ma mirë ka qenë kur i kanë marr librat ktyneher, tash mi marr paret me I ble librat me I qit në xhirollogari u bë njëfar pshtjellimi një farë mosmarrëveshje, por unë mendoj që ma mirë ka qenë. Sigurisht ka qenë e komplikume, populli jonë nuk dinë me kliku aty, me I marr paret me shku me I ble librat, fort ma mirë ka qenë” deklaroi qytetari tjetwr Fehmi Kuleta.

Përndryshe tashmë është themeluar Komisioni hetimor parlamentar që do të trajtojë mënyrën e subvencionimit për blerjen e teksteve shkollore, për të hetuar nëse ka pasur shkelje ose jo në këtë process.