Negociatat Rusi-Ukrainë, këshilltari i Zelenskyt jep detaje

Po mbahet raundi i katërt i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak.
Sipas tij, edhe gjatë këtyre negociatave, Ukraina do qëndrojë pas kërkesave primare të saj: përfundimin e luftës.
Ai e ka përshkruar raundin e sotëm si një bisedim të vështirë.
“Negociatat, raundi i 4-të. Për paqen, armëpushimin, tërheqjen e menjëhershme të trupave dhe garancimin e sigurisë. Diskutim i vështirë! Edhe pse Rusia e kupton marrëzinë e veprimeve të saj agresive, ajo ende ka një iluzionin se 19 ditë dhunë kundër qyteteve paqësore ukrainase është strategjia e duhur” ka shkruar Podolyak në Twitter.
Ndërkohë, është dakorduar që sot të hapen edhe një mori korridoresh humanitare për evakuim të civilëve në tri rajone të mëdha të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Kievin.