75 Mall Live Search
11:22 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / Blerim

Vdes nga Covidi-19, negociatori kryesor palestinez

Një nga figurat më të shquara politike palestineze, Saeb Erekat, ka vdekur nga Covidi-19, thonë zyrtarët palestinezë.

65-vjeçari ndërroi jetë në qendrën mjekësore “Hadassah”, në Jeruzalem, shkruan BBC-i, transmeton IndeksOnline.

Erekati ishte sekretar i përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO) dhe një këshilltar i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Ai ishte negociatori kryesor i Palestinezëve në bisedimet e paqes me Izraelin për dy dekadat e fundit.

Erekati ndihmoi në negocimin e Marrëveshjeve historike të Oslos, më 1993, e cila krijoi Autoritetin Palestinez dhe u dha palestinezëve vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës për herë të parë që kur Izraeli pushtoi territoret, më 1967./Indeksonline