75 Mall Live Search
11:38 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nehat Thaçi anëtarësohet në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës,  Nehat Thaçi, përmes një letre të dërguar nga Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Burgjeve të Teksasit, Sharese Hurst, ka marr njoftimin se është pranuar në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit. 

Përmes kësaj letre, Thaçi është ftuar për të filluar bashkëpunimin dhe për të shkëmbyer përvojat në aspektin profesional, transmeton Indeksonline.

Bashkë me letrën, Thaçi, i është dorëzuar kartela e anëtarësimit dhe raporti tre mujor i punës së shoqatës. /Indeksonline/