75 Mall Live Search
15:55 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / OSH

Nën drejtimin e Likajt janë nënshkruar 85 memorandume

Ramë Likaj vazhdon të jetë ministër i Arsimit në detyrë duke qenë aktiv në punën e tij, pavarësisht se është edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Likaj ka patur shumë bashkëpunime në pozitën e ministrit. Gjatë kësaj periudhe, për Mësimin në Vendin e Punës (MVP) janë nënëshkruar 85

Memorandume mes shkollave dhe kompanive, 400 nxënës të AAP-së janë sistemuar në kompani për realizimin e MVP (me fokus në 3 profile: ndërtimtari, mekatronikë dhe shitje me pakicë), si dhe janë organizuar trajnime dhe takime online me Kompanitë e Rrjetizimit dhe sesione informuese për fondin e sfidës të Bankës Gjermane KFë.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi janë edhe akredituar dy shoqata për Instruktorë në vendin e punës. Ndërsa, platforma Moodle është përdorur për: trajnime, materiale mësimore dhe informata tjera të nevojshme për shkollat dhe kompanitë.
Gjithashtu, është rishikuar Korniza Kombëtare e Kualifikimeve (KKK), e cila është aprovuar nga Këshilli Drejtues i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve dhe është finalizuar

Rregullorja për përcaktimin e procedurave për Aplikimin e Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) për akreditim institucional, validim dhe aprovim të kualifikimeve sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimit (KKK), dhe për aplikim të institucioneve që zbatojnë Njohjen e Mësimit Paraprak (NjMP).

Ndër të tjera, edhe një lëvizje me efekte pozitive drejt identifikimit të nevojave për shkathtësi është bërë rishtazi me hapjen e Zyreve për Orientim në Karrierë nëpër disa shkolla të AAP-së me përkrahje të projektit zviceran EYE.

Një veprim të ngjashëm është duke e mbështetur edhe në disa Komuna apo AAP duke iniciuar themelimin e Zyrave për bashkëpunim me ekonominë dhe këshillim ne karrierë./Indeksonline/