10:08 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Nën hijen e Haaland, kjo do të jetë e ardhmja për Julian Alvarez

Julian Alvarez erdhi me shumë bujë te Manchester City  gjatë verës së kaluar.

Sulmuesi argjentinas shihej si një prej yjeve që do të shkëlqenin në futbollin evropian, shkruan IndeksOnlune.

Por 23-vjeçari nuk kishte edhe shumë hapësira nga trajneri Pep Guardiola, dhe ishte nën hijen e Erling Haalandit.

Alvarez gjatë sezonit të parë me Manchester Cityn arriti të shënonte 17 gola në të gjitha garat, dhe media të ndryshme raportojnë për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar veror.

Por eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se sulmuesi argjentinas nuk do të largohet nga Manchester City dhe është i vendosur të qëndrojë në çdo rast, edhe pse gjasat për një huazim te Bayern Munchen janë të mëdha./IndeksOnline/