75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nën kërcënim arme, 4 persona hynë në një shtëpi në Ferizaj, vodhën para e një celular

Viktima femër në Ferizaj ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpinë e saj, brenda kishn hyrë katër persona të panjohur, të cilët nën kërcënim të armës i kishin grabitur disa para dhe një telefon celular.

Sipas viktimës të dyshuarit ndaj saj kanë përdorur dhunë fizike dhe si pasojë ajo ka marrë trajtim mjekësor, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore të cilët edhe po hetojnë rastin./Indeksonline/