Nën kërcënimin e armës, grabitet postieri në Ballaban të Prishtinës

Një punonjës i postës së shpejtë ka raportuar dje në polici se persona të panjohur, duke e kërcënuar me armë, i kanë marrë veturën e punës, dy telefona dhe para.
Sipas postierit, rasti ka ndodhur në fshatin Ballaban të Prishtinës, diku rreth orës 15:30, gjatë kohës kur ai kishte dërguar një porosi.
“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe pas disa veprimeve hetimore vetura është gjetur, është ekzaminuar në vendin e ngjarjes e më pas iu është kthyer viktimës” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është duke u hetuar.