Nën kërcënimin e armës, hajnat e maskuar i grabisin viktimës para

Një viktimë ka rënë pre e grabitjes gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Duke e kërcënuar me armë, disa persona të maskuar i kanë grabitur para.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati”, rreth orës 03:48.
Viktima ka raportuar në polici se të dyshuarit, pas kryerjes së veprës, janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore” thuhet në njoftim policor.