Nën kërcënimin e armës në një lokal në Suharekë vidhen para dhe cigare
Përderisa po punonte në lokalin e tij, tre persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht viktimën në Suharekë.
Me këtë rast nën kërcënimin e armës të njëjtit kanë grabitur 160 euro dhe një sasi të cigareve, transmeton Indeksonline.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./Indeksonline/