Nën kërcënimin e thikës ia grabitë pakon me cigare
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një ankues nga Prishtina ka raportuar se një person i panjohur nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur një pako me cigare.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 20 e 15 minuta në qendër të kryeqytetit.
Sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/