Nën masa të rrepta sigurie, dërgohet në gjykatë i dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë

Nën masa të rrepta sigurie është sjellur para gjykatës një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë, Milun Milenkovic-Llune.
Ai sot u soll përpara Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
“Llune” u shoqërua nga Policia dhe një patrullë e shtuar, raporton Indeksonline.
Ai tani do të dërgohet në seancë gjyqësore, ku edhe pritet të vendosen masat e ndërmarra nga sistemet e drejtësisë.
Llune është udhëheqës i formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”./Indeksonline/