“Nën ndikimin e alkoolit”, aktorja zbulon si e hoqi frikën nga lartësitë
Sidney Sweeney u shfaq së fundmi në The Late Show me Stephen Colbert, ku zbuloi një mënyrë mjaft të pazakontë se si e përballoi frikën e saj nga lartësitë.
Për të guxuar të hidhej me parashutë, aktorja 28-vjeçare pranoi se u deh një natë më parë dhe u hodh nën ndikimin e alkoolit, transmeton Indeksonline.
Prezantuesi tregoi një foto të yllit të Euphoria-s duke bërtitur ndërsa binte në ajër, e lidhur me një instruktor dhe e pyeti me shqetësim: “Pse do ta bëje këtë? Të pëlqejnë lartësitë?”
Sydney u përgjigj menjëherë: “Jo, kam frikë nga lartësitë”, duke shtuar se e gjithë përvoja ishte “e tmerrshme”.
Kur u pyet pse vendosi të ndërmerrte një sipërmarrje të tillë, aktorja shpjegoi se ky ishte “viti i saj i të provuarit gjëra të reja”. “Thjesht vendosa për t’u hedhur nga një aeroplan”, tha ajo duke qeshur./Indeksonline/

