75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 10 Nëntor 2022 / MSH

Nën patronatin e presidentes, javën tjetër shënohet Java Globale e Ndërmarrësisë

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Innovation Centre Kosovo si nikoqir kombëtar, javën e ardhshme do të organizohet Java Globale e Ndërmarrësisë, #GEW2022.

Ky event do të mbahet nga 14 deri më 20 nëntor.

“Ceremonia zyrtare e hapjes mbahet të Hënën nga ora 10:00 në SushiCo Kosova, me pjesëmarrjen e Presidentes Osmani” bëhet e ditur në njoftimin zyrtar nga Presidenca.