75 Mall Live Search
09:12 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / S Z

Tetori rozë, nën patronazhin e presidentes mbahet manifestimi “Ecja simbolike”

Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Sot do të mbahet manifestimi tradicional “Ecja simbolike” në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.

Ky manifestim do të jetë nën patronazhin e presidentes Vjosa Osmani.
Ky aktivitet pritet të fillojë nga ora 12:00.

Ndryshe, në Kosovë çdo vit regjistrohen rreth 300 gra të prekura nga kanceri i gjirit. Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje, e cila rrezikon çdo të tetën grua gjatë jetës së saj.