75 Mall Live Search
19:35 / E Shtunë, 19 Shkurt 2022 / OSH

​Nën presionin e madh të Sevillës, Reali kërkon tri pikë jetike ndaj Alavesit, këto janë formacionet zyrtare

Skuadra e Sevillës është ajo që në këtë edicion të La Ligas po ia bënë jetën shumë të vështirë Real Madridit të Carlo Ancelotti në rrugën drejtë titullit kampion.

Kur janë zhvilluar tashmë 24 xhiro, “Los Blancos” janë lider të tabelës, por kanë vetëm katër pikë më shumë se ndjekësi i parë që është Sevilla.

Skuadra e fundit në tabelë, Alavesi është rivali i sotëm i skuadrës së trajnerit Carlo Ancelotti. Italiani është i vetëdijshëm që skuadrës i duhen vetëm tre pikë të reja nga ky ballafaqim në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtius, Militao, Carvajal, Alaba, Benzema, Asensio, Modric, Casemiro, Valverde, Vinicius.Jr, Mendy.

Alaves: Pacheco; Tenaglia, Laguardia, Lejeune, Duarte; Jason, Escalante, Pina, Loum, Rioja; Joselu.