75 Mall Live Search
17:44 / E Premte, 18 Prill 2025 / MSH

Nën tingujt e këngës virale të Ledrit, finalistët e “BBVA” vallëzojnë në pishinë

Një nga këngët më virale të Ledri Vulës, “Oj oj oj”, ka “infektuar” edhe banorët e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”.

Meloditë e këngës janë dëgjuar shumë shpesh në këndet e shtëpisë, shkruan IndeksOnline.

Çdo herë që regjia ka lëshuar këngën për banorët, ata janë çuar në këmbë për të kërcyer, njëjtë sikur sot.

Laerti, Egli dhe Rozana nuk i rezistuan dot këngës as sot, duke vallëzuar në pishinë, me Gjestin që lyhej kundër diellit, në këmbë.

Banorët po shijojnë orët e fundit në shtëpinë e famshme, pasi nesër mbrëma është finalja e madhe.