Nëna 20 vjet më e re se i fejuari, shihet si vajza e tij nga njerëzit
Një nënë e një fëmije, 20 vjet më e re se i fejuari i saj, ka thënë se njerëzit mendojnë sikur është vajza e tij.
Helen Brigde, 25- vjeçare, pretendon se ajo dhe i fejuari i saj Paul Korb, 45- vjeçar, shpesh shikohen çuditshëm në rrugë.
Por, edhe pas diferencës së madhe në moshë, Helena thotë se Pauli është dashuria e jetës së saj dhe se ata injorojnë çdo kritikë që marrin.
“Mosha e tij nuk ka qenë kurrë me rëndësi për mua, sepse unë e dua për atë që është. “Çmendem kur njerëzit më marrin për vajzën e tij”, ka thënë Helena.
