23:25 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Nëna 31 vjeçare e shet foshnjen e saj, arrestohet bashkë me çiftin që e bleu

Një nënë është arrestuar pasi ka shitur foshnjën e saj 2000 dollarë.

Maria Domingo-Perez, 31 vjeç, u ndalua nga policia pas denoncimeve se ajo e shiti foshnjën e saj pranë shkollës fillore “Parker Bennett Curry”, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

pasi njoftimet për dhënien e fëmijës së saj filluan të qarkullojnë në Shkollën Fillore Parker Bennett Curry.

Domingo-Perez fillimisht u dha oficerëve “deklarata kontradiktore”, por policia tha që ajo më vonë pranoi se i dha foshnjën një burri dhe një gruaje.

 Maria Domingo-Perez, 31, was arrested for allegedly selling her baby for £1,500 ($2,000) to strangers near a primary school in Kentucky

Çifti, Catarina Jose Felipe, 37 vjeç dhe Jose Manuel Pascual, 45 vjeç, u thanë detektivëve se ata kishin paguar 2,000 dollarë për foshnjën.

Policia tha që foshnja dhe katër fëmijët e tjerë të Domingo-Perez janë në kujdestari mbrojtëse.

Një anëtar i stafit në shkollë kishte qenë duke vëzhguar familjen pasi ishin ngritur shqetësime për mirëqenien e pesë fëmijëve të saj, përfshirë edhe foshnjën që gjoja ishte shitur./Indeksonline/