75 Mall Live Search
22:04 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Nëna 32 vjeçare akuzohet se vrau djalin e saj 2 vjeçar

Një nënë po akuzohet për vrasjen e djalit të saj, dy ditë pas ditëlindjes së tij të dytë.

Ajo akuzohet për vrasjen e saj, ndërsa sipas të afërmëve të saj ajo në qelin e burgut  ka tentuar vetëvrasjen, shkruan The Sun, transmeton Indeksonline.

 Keigan O’Brien died after being found seriously injured at his home

“Ajo qan në vazhdimësi”, kishte thënë një nga të afërmit e Sarah, derisa Sarah kishte provuar të vras veten pas paraqitjes së saj të parë para gjykatës në Sheffield Crown.

Sarah O’Brien, 32 vjeçare tashmë gjendet në gjendje të rënduar psikike me  ç’rast ka provuar edhe vetëvrasjen.

 Sarah O'Brien appeared before magistrates charged with murder

Nëna beqare Sarah dhe i dashuri i saj Martin Currie, 36 vjeçar tashmë të dy akuzohen për vrasjen e djalit 2 vjeçar të Sarah, Keigan O’Brien.

Të hënën Sarah kishte festuar ditëlindjen e dytë të djalit të saj, të cilin ajo e donte aq shumë. Mirëpo të mërkurën ai nuk merrte frymë dhe të enjten ai u dërgua në spital, ndërsa ajo është tejet e pikëlluar për humbjen djalit e saj.

 Martin Currie was also charged with murder by South Yorkshire Police

Infermierja e papunë, Sarah dhe i dashuri i saj Currie, baba i tre fëmijëve ishin arrestuar pasi Keigan kishte vdekur në spital për shkak të papërgjegjshmërisë dhe arrestit kardiak që kishte pësuar ai në Adwick, afër Doncaster.

Shërbimet e emergjencës ishin ftuar në shtëpi në orën 11 të mëngjesit, ndërsa testet mjekësore treguar se 2 vjeçari kishte vdekur si pasojë e lëndimeve në kokë.

 Keigan O'Brien pictured on his second birthday on Monday

Fqinjët të shokuar me tragjedinë kanë ndezur qirinjë në shenjë kujtimi për 2 vjeçarin e humbur./Indeksonline/