08:13 / E Premte, 05 Mars 2021 / M. M

Nëna 53 vjeç fiton një pasuri të tërë duke u zhveshur me vajzën 21-vjeçare para kamerave

Një nënë bashkë me vajzën e saj janë duket fituar 2700 dollarë në javë me punën që bëjnë.

Nëna Jessie Jo Richardson, 53 vjeç ka punuar për filma me pullë të kuqe për 13 vite. Por gjërat morën një kthesë të papritur kur vajza e saj 21-vjeçare Achante tha se kishte dëshirë të përfshihej tek e njëjta punë që bënte e ëma.

Ato kanë hapur një llogari të përbashkët në “OnlyFans” dhe fitojnë një pasuri të madhe vetëm për disa orë punë në javë. Mamaja është shprehur se partnerët e të dyjave janë mbështetës për punën që bëjnë dhe nuk kanë marrë asnjëherë asnjë koment negativ.

Edhe pse Achante ishte nervoz në fillim, mamaja e saj i dha besim dhe e mësoi si të zhvishej në mënyrë joshëse. Achante është shprehur për revistën Closer: Njerëzit mund të mendojnë se është e çuditshme, por ne gjithmonë kemi qenë shumë të afërta. Ajo është mami im, pse duhet të jetë e çuditshme që ajo të më shohë duke u zhveshur? Nëna e dinte që unë bëj foto me shumë pak rroba në trup, kështu që unë mund të fitoja para nga kjo gjë dhe ajo kishte të drejtë. E dua punën që unë bëj.

Jessie iu fut këtij profesioni pasi kishe nevojë që të siguronte jetesën. Ajo ishte e detyruar të mbijetonte vetëm me 30 paund dhe ushqimin që linin fëmijët e saj në pjatë. Kur fotot e saj u pëlqyen aq shumë në Tëitter ajo filloi të punonte dhe të paguhej 340 £ në ditë.