14:34 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Nëna abuzon seksualisht me tre fëmijët, u dërgon video pedofilëve

Një nënë ka filmuar vetën duke abuzuar seksualisht me tre fëmijët e saj të vegjël.

Këto video, ajo i ka dërguar tek pedofilët që t’i bëjë ata të bien në dashuri me të, shkrun ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Mbrojtja e saj tha se ajo dërgoi videot sepse donte që burrat ta donin.

Nëna, e cila është nga rajoni Hunter u deklarua fajtor për shtatë akuza të marrëdhënieve seksuale të rënduara me persona nën moshën 10 vjeç.

Po ashtu, gruaja përballet me një varg akuzash duke përfshirë përdorimin e një fëmije nën moshën 14 vjeç për të bërë materiale abuzimi të fëmijëve dhe shpërndarjen e materialeve abuzive të fëmijëve.

Një nga ata burra të cilëve u referohej në shkëmbimin e mesazheve tekstuale si ‘Babi’, e përshkroi veten si një pedofil.

Muaj pas arrestimit të saj u zhvillua një intervistë e tretë ku ajo pranoi shumicën e akuzave.

Gruaja ka dërguar letra për fëmijët e saj duke shprehur keqardhje dhe turp.

Ajo do të dënohet muajin e ardhshëm./Indeksonline/