75 Mall Live Search
13:36 / E Hënë, 13 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nëna braktisë burrin dhe 9 fëmijët e saj, për një 30 vjeçar nga Gambia

Një burrë ka folur për dhimbjen e tij kur ka mësuar se partnerja e tij ka ikur me një djalosh afrikan që takoi në Facebook.

Heidi Hepworth, 44 vjeç, e cila kishte edhe burrin 44 vjeç, ishte takuar me 30 vjecarin nga Mamadou Jallow nga Gambia, në internet.

Andy është i bindur se gruas së tij ia kanë shpërlarë trurin pasi thotë se ajo sillej si një e huaj, që posedonte trupin e saj, transmeton Indeksonline.

Pasi kishte bërë disa tatuazhe, ajo kishte fluturuar për në Gambia muajin e kaluar- udhëtimi i saj i parë jashtë Mbretërisë së Bashkuar- duke braktisur kështu nëntë fëmijët e saj dhe duke filluar një jetë të re me Mamadou.

Andy kishte thënë për The Sun: “Në personin që ajo u shndërruar është e tmerrshme. Ajo ishte e dashur, nënë e kujdesshme. Tani ajo është sikur një alien të ketë pushtuar trupin e saj”.

Çifti kishin gjashtë fëmijë së bashku dhe Andi kishte pranuar tre fëmijët e saj që kishte Heidi nga martesa e mëparshme.

Ata mbetën në Lindjen e Veriut, ndërsa nëna e tyre filloi jetën me partnerin e saj të ri.

Ajo tha për gazetën se lidhja e saj e re me këtë djalosh nuk është çështje për pasaportë britanike, dhe këmbënguli se ai ishte një njeri i mirë.

Heidi tha: “Kam takuar një zotëri të ri, por kjo nuk është arsyeja e ndarjes. Martesa kishte probleme. Ne u larguam. A nuk mundet një grua të ketë një marrëdhënie të re?”./Indeksonline/