75 Mall Live Search
11:29 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / k.v

Nëna denoncon vajzën e mitur në polici, në çantë i gjen dy qese me drogë

Mbrëmë në mesnatë, policia ka intervenuar në një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë nëna ka denoncuar vajzën e saj të mitur ndërsa e njëjta u kishte thënë zyrtarëve policor se në çantën e vajzës së saj kishte gjetur edhe substanca narkotike.

“Njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë shkuar në lokacion ku kanë takuar ankuesen V.R. Ankuesja ka treguar se në çantën e vajzës se saj së mitur ka gjetur dy qese me substancë të dyshuar- marihuanë (njëra nga qeset kishte vetëm pak mbetje te substancës se dyshuar ndërsa tjetra ishte e mbushur me substancën e dyshuar narkotike)”, kanë thënë zyrtarët policor për IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit kujdestar për të mitur, është iniciuar rasti dhe i është dedikuar njësive të hetuesisë në nivel të stacionit./IndeksOnline/