08:40 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Nëna e 5 fëmijëve tregon si arriti të humb 25 kg në vetëm 6 muaj

Një nënë e pesë fëmijëve ka arritur të humb 25 kilogram për vetëm gjashtë muaj- e gjithë kjo sa ishte duke u përkujdesur për fëmijën e saj të fundit të sapolindur.

Angela Martin, 39 vjeçe vërejti se përderisa secila shtatzëni i solli asaj nga një fëmijë të bukur, gjithashtu ato çdo herë e më shumë i shtuan peshë.

Kur ajo lindi fëmijën e pesë, Angela kishte 90 kilogram.

Kështu nëna e cila ishte mjaft e zënë me fëmijët e saj, e bëri një listë të prioriteteve.

“Unë rrija për një kohë të gjatë pa ngrënë dhe pastaj kur e ndjeja shumë urinë merrja ushqimin më të shpejt që mund të gjeja”, ka thënë ajo për Daily Mail.

“Bukë të bardhë, djathë dhe shumë ushqime të tjera. Unë haja çokollatë çdo ditë dhe nuk bëja fare ushtrime, përveçse vrapoja pas të vegjëlve”, ka shtuar ajo, transmeton Indeksonline.

Kështu një ditë ajo tha se ishte lodhur nga kjo dhe kur fëmija i saj më i vogël kishte mbushur gjashtë javë ajo e ndjeu se duhej të bënte një ndryshim.

“Kuptova se nuk mund të ishte më kështu. U zgjova një ditë me ndjenjën  se duhej të ndryshoja pasi nuk doja të jetoja më ashtu”.

Hapi i parë i Angelës në këtë rrugë të re ishte të bënte ushtrime tre herë në javë me një shoqe të saj.

“Kryerja e ushtrimeve me një mik më të mirë është ideja më e mirë”, tha ajo.

Pra tre ditë u shndërruan në ushtrimet intensive, ndërsa tre ditë të tjera në ecje apo shëtitje.

Por ndryshimi më imadh që Angela e bëri ishte dieta e saj, e cila hoqi dorë nga ushqimet me kalori të mëdha dhe nga sheqeri.

Ajo filloi të përqendrohej më shumë në ushqimet si bananeje, bajamet, peshku, spinaqi, vezët, patatet e ëmbla, zarzavatet e tjera dhe marrja e ushqimeve tjera që kanë proteina.

Nuk ishte e lehtë në fillim, sidomos kur Angela duhej të mposhte lodhjen që ia shkaktonte fëmija i porsalindur dhe të tjerët që tashmë ishin pak më të mëdhenj.

Megjithatë ajo ia arriti këtë gjë dhe tregoi se nëse ekziston vullneti, atëherë edhe gjendet koha dhe mënyra për të arritur atë që dëshiron./Indeksonline/