Nëna e Adelina Tahirit feston ditëlindjen, këngëtarja i bën urimin më të veçantë
Adelina Tahiri ka uruar nënë për ditëlindjen.
Ajo në një imazh në të cilin shihen prindërit e këngëtares së bashku me djalin e saj, Jonin ka shkruar fjalët më të bukura për ta uruar, shkruan Indeksonline.

“Mami e dashur! Cfardo qe te them do ishteshume e vogël, cdo urim i imi do ishte asgjë me ate cka ndjej dhe me ate cfar meriton ti, dua te jetosh sa malet, tjesh tpakten 30% nje nene si ty! Ti me mësovete dua te respektoj dhe te vlerësoj! Faleminderit qe egziston. Te don vajza yte Adelina!” ka shkuar kënëgtarja.

Ndryshe, Adelina Tahiri ka qenë e përfolur vazhdimisht në mediat rozë që nga martesa me avokatin nga Maqedonia, Serjozha Markov dhe lindja e djalit./Indeksonline/