10:21 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nëna e Aulon Zekës përshkruan dhimbjen e ballafaqimit me të akuzuarit  

Sot pritet të mbahet seanca kryesore për vrasjen e të miturit, Aulon Zeka. Por duket se familjarët ende po e kanë shumë të vështirë jetën pa të, e sidomos ballafaqimin me të akuzuarit.

Mevlyde Zeka, nëna e të miturit në një postim në llogarinë  e saj në “Facebook” ka shkruar, se e ka shumë të vështirë të ballafaqohet me ato fytyra.

Sot pritet që Gjykata Themelore në Prishtinë të mbahet seanca kryesore ku edhe do të shqyrtohen provat për këtë vrasje. Prova këto që sipas avokatit të familjes Zeka janë të mjaftueshme.

Ndryshe, Auloni është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë kurse për këtë rast janë arrestuar dy të mitur./Indeksonline/