Nëna e braktisi kur ishte fëmijë, aktori 52-vjeçar “bën paqe” dhe e fal

Aktori i njohur amerikan, Hugh Jackman ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, duke përqafuar nënën e tij, e cila e braktisi kur ishte ende fëmijë.
Hugh postoi një fotografi në Instagram me mbishkrimin “Mami”, duke përqafuar nënën, ndërsa të dy i buzëqeshin njëri -tjetrit.

Aktori i Hollywood-it ka përshkruar më parë largimin e nënës si “traumatik”, por duket se koha shëron të gjitha plagët.lli i Broadway ishte një nxënës tetëvjeçar kur Grace e la atë pa i thënë lamtumirë.
Ajo u largua nga Australia dhe u kthye në Angli në fund të viteve ’70, duke lënë burrin e saj, Christopher Jackman, të rritë fëmijët e tyre vetëm.