Nëna e Donika Kadajt pranon dhuratë të bukur, mirënjohjen për dy djemtë ish-luftëtarë

Anton dhe Valon Kadaj, vëllezërit e deputetes nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, janë shpërblyer sot me mirënjohjen “Për Luftëtarët e luftës Çlirimtare të Kosovës UÇK-së, dhe UÇPMB-së.

E ktij fakti i është gëzuar nëna dhe motra e tyre, shkruan IndeksOnline.

Në një postim në Facebook, Kadaj Bujupi ka thënë se nëna e saj ka pranuar dhuratën më të mirë për fillim vit.
“Nana, sot pranoi dhuratën me te mirë për fillim vit, mirënjohje për dy vëllezërit e mi që 20 vite më parë në moshë shumë të re iu përgjigjen thirrjes me i dalë zot vendit. E lumtur dhe krenare “, ka shkruar ajo.
Këto mirënjohje iu ndanë vëllezërve Kadaj nga Komandant Mala Jazhincë- Tetovë, (Ismail Selmani)./IndeksOnline/