Nëna e Dua Lipës feston ditëlindjen, këngëtarja e uron me një imazh në dimi e jelek
Sot në familjen e këngëtares së njohur, Dua Lipa është ditë feste.
Kjo pasi nëna e këngëtares feston ditëlindjen, dhe në këtë ditë të veçantë nuk ka munguar as urimi nga ana e saj, shkruan Indeksonline.

23 vjeçarja ka publikuar disa fotografi të nënës Anesa të shumë viteve më parë, në njërën nga imazhet nëna e yllit botëror të muzikës shihet me veshjen tradicionale shqiptare, dimi e jelek.

“Urime ditëlindja për mbretëreshën e botës time. Numri një për mua përgjithmonë. Të dua më shumë se që fjalët mund ta përshkruajnë. Tani le të vallëzojmë”, ka shkruar Dua në urimin e saj.

Ndryshe, Dua edhe këtë vit do të jetë prezentë me një performancë çfarë veç ajo di t’i dhuroj në kuadër të festivalit ‘Sunny Hill’ që organizohet në Prishtinë me datën 2,3 dhe 4 gusht./Indeksonline/