23:13 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nëna e Gjikos tregon se si duket Elita shtatzënë

Elita Rudi dhe Gjiko këtë vit morën edhe një hap më tepër në lidhjen e tyre të dashurisë. Ata e kurorëzuan atë me martesë. Por jo vetëm kaq. Elita dhe Gjiko shumë shpejtë do të bëhen prindër.

Madje deri sot Elita nuk kishte zbuluar asnjë fotografi ku në detaje vërehej barku i fryrë, transmeton Indeksonline.

E pas fotografisë së publikuar nga vetë prezantuesja, vjehrra e saj, Lirija ka vendosur që të tregojë se si duket Elita shtatzënë. Të përqafuara e shumë të dashura janë parë dyshja pranë njëra-tjetrës, e që padyshim duken edhe mjaft bukur, si nusja edhe vjehrra./Indeksonline/