13:04 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Nëna e 4 fëmijëve që vdiq pas lindjes, dhuron 12 organe për të ndihmuar të tjerët

Një nënë që vdiq disa ditë pas lindjes së fëmijës kishte një dëshirë të vetme, të shpëtonte të tjerët, duke dhuruar organet e saj.

Kathleen Thorson nga Oregoni lindi fëmijën e saj të katërt, Theodore, por pesë ditë më vonë ajo u desh të hynte në operacion për shkak të një hemorragjie intracerebrale.

Ajo kishte pësuar një rrjedhje në tru pas lindjes dhe pas disa operacioneve, nuk u arrit të shpëtohej, transmeton Indeksonline.

Por Kathleen ishte një dhuruese e organeve të regjistruara dhe donte që të bënte mirë përtej vdekjes së saj dhe familja e saj e respektoi dëshirën e saj.

Kathleeni dhuroi 12 organe përfshirë zemrën dhe mushkëritë e saj, për njerëzit që kishin nevojë për transplantim.

Familja ka krijuar një faqe “GoFundMe” për të hequr shpenzimet mjekësore të djalit të tyre më të vogël, për faturat e spitalit të Kathleenit dhe për shpenzimet e varrosjes.

Faqja e mbledhjes pati shumë njerëz që e vizituan, ku u mblodhën 119.680 dollarë./Indeksonline/