75 Mall Live Search
18:56 / E Premte, 10 Mars 2023 / MSH

Nëna e Kiarës feston ditëlindjen, nuk mungon urimi i Luizit

Pas ditëlindjes së nënës së Luizit e cila e kishte dje, sot feston e ëma e Kiarës.

“Mami i Kiarës, zonja Blerta Tito, edhe 100”, ka uruar Luizi duke e ndjekur edhe banorët e tjerë me urime.

Ditën e djeshme ishte e ëma e Luizit ajo e cila kishtë ditëlindjen. Banorët brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”e uruan këngëtarin për ditëlindjen e nënës së tij.

“Urime ditëlindjen”, dëgjohen të thonë ata ndërsa Luizi i përgjigjet “Veç të jenë mirë.”

Mirëpo, nuk kishte si të mungonte as edhe urimi i fansave për nënën e këngëtarit.

Një parashut u ngrit dje ku në të valvitet një pankart me shkrimin: Gëzuar ditëlindjen nana e Luizit. Je mbretëresha jonë!