15:40 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nëna e Mirsad Qerimit qan për djalin në ditën e flamurit (Video/Foto)

Kur pothuajse të gjithë shqiptarët sot festojnë për pavarësinë e Shqipërisë, ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari si dhe daljen e parë publike të UÇK-së, festë të njëjtë nuk kanë edhe familjarët e rastit ‘Kumanova’, të dënuar ditë më parë nga Gjykata e Shkupit.

E për tu solidarizuar me djemtë e grupit të Kumanovës, sot në Prishtinë është organizuar një protestë ku u kërkua hetimi ndërkombëtar i këtij grupi.

Nëna e Mirsad Qerimit, të dënuar me 20 vjet burg për ngjarjet në Kumanovë nuk ka mundur t’i ndalë lotët në protestën e organizuar në Prishtinë për lirimin e grupit, raporton Indeksonline.

Nëna e Mirsadit qante pa ndalë në këtë protestë derisa në vendet tjera po festohet për ditën e flamurit kombëtar. Lot pati edhe nga familjarët e të dënuarve tjerë ku shumë prej tyre u dënuan edhe me burg të përjetshëm./Indeksonline/

  Mirsad Qerimi- I dënuar në rastin ‘Kumanova’