09:30 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nëna e presidentit Thaçi sot ka ditëlindjen, ai i dedikon shkrim plotë emocion!

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar nënen për ditëlindje.

Në llogarinë e tij të Facebook-ut, ai e postoi një fotografi me të, duke i kushtuar një shkrim me plot emocion, në këtë ditë të veçantë për të.

Shkrimi i tij i plotë:

Nanë, gëzuar ditëlindja e 83-të

❤️

Nana sot i mbushi 83 vjet. Mbi supet e saj tashmë rëndojnë tetë dekada dhe tri vjet jete jo të lehta. Na ka rritur me shumë përkushtim, duke na e mësuar dashurinë për njëri-tjetrin, për familjen dhe mbi të gjitha për atdheun, përkundër vështirësive. Në çdo hap të jetës sime më ka përcjell bekimi i saj.

Më ka përcjell këshilla për një jetë të ndershme, me dinjitet, sepse njeriu ka vetëm një jetë.Jam shumë i lumtur që ajo e përjetoi ëndrrën më të madhe të të gjitha nënave të Kosovës, lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. E përjetoi ëndrrën që mbesat dhe nipërit të rriten në Kosovën e sotme, të qetë dhe me ëndrra si gjithë moshatarët e tyre kudo në botën e lirë.Sot nana është e rrethuar me dashurinë e pakufishme të trashëgimtarëve të shumtë, të cilët i dëshirojnë shëndet, pleqëri të mbarë dhe lumturi të pafund. HTH