75 Mall Live Search
12:06 / E Premte, 22 Gusht 2025 / G T

Nëna e Rabiot mesazh De Zerbit: Pse djali im nuk e meriton një shans të dytë?

Rabiot, mesfushori francez është larguar nga skuadra e parë e Marseille, për shkak të disa problemeve që kishte me trajnerin italian, De Zerbi.

Nëna e futbollistit, Veronique ka reaguar në lidhje me këtë trajtim që po i bëhet djalit të tij, shkruan Indeksonline

Ajo ka lidhur një histori të Mason Greenwoodit dhe trajnerit De Zerbi, duke kërkuar një shans të dytë edhe për djalin e tij.

“Kur Mason Greenwood nënshkroi me Marseille, pasi e goditi të dashurën e tij. De Zerbi tha se duhet t’i jepej një shans të dytë. Pajtohem që njerëzve duhet t’i jepet shansi i dytë. Por, a është djali i im i vetmi person që nuk ka të drejtë të ketë një shans të dytë?”, u shpreh Veronique

Kujtojmë që Rabiot është larguar nga skuadra e Marseille për shkak të disa problemeve që nuk janë bërë të ditura ende. E ardhmja e tij është ende në dyshim./Indeksonline/