75 Mall Live Search
08:53 / E Diele, 29 Qershor 2025 / Burim

Nëna e raporton zhdukjen e djalit të saj të mitur në Ferizaj

Një 15 vjeçar është zhdukur në Ferizaj.

Lajmin në polici e ka raportuar nëna e djalit, e cila ka njoftuar se i biri është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Rr. Ahmet Kaçiku, Ferizaj 27.06.2025 – 12:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se djali i saj 15 vjeçar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh. /IndeksOnline/