Nëna e Rashicës me rrëfim prekës tregon se si ai kishte rënë gjatë luftës në lumë

Ish klubi i Milot Rashicës, Vitesse siç duket nuk e ka harruar futbollistin kosovar, kjo pasi që ata kanë realizuar një dokumetar për të.
E në dokumentarin që është publikuar gjatë ditës së sotme ka folur edhe nëna e yllit të Kosovoës.
Me një rrëfim prekës nëna e Milotit ka treguar se gjatë luftës ai kishte rënë në lumë.
Miloti ka qenë 2 vjeçar dhe ka pas shumë frikë prej luftës, edhe kur kem shkuar në fshat,pas lumit Miloti më ka ra prej duarve në ujë. Ka qenë shumë e vështirë pasi Miloti ka qarë shumë’, tregoi ajo.