21:49 / E Enjte, 29 Tetor 2020

Nëna e re lumturohet me katërnjakë pas disa vitesh infertiliteti

Një nënë që prej vitesh përpiqej të tejkalonte problemet me lindjen e fëmijëve, ka ndarë në rrjet momentin tronditës kur doktori i tha se do të bëhej me katër fëmijë binjakë njëherësh.

30 vjeçarja Natalie Maree, nga Roebourne në perëndim të Australisë, shkruan se burrit të saj Kahn ‘thuajse i ranë të fikët’ kur çiftit iu dha lajmi i lumtur.

Tashmë prindërit tregojnë rregullisht për jetën me katër fëmijët e tyre Maioha Khan, Frankee Gene, Marley Rose e Maddison Grace, së bashku me vajzën e tyre 2-vjecare Kiki.

Natalie nisi të merrte injeksione të regullta hormonesh kur u diagnostikua me infertilitet disa vjet më parë.

Por ajo dhe Kahn u lumturuan kur lindën vajzën e tyre Kiki, pas disa vitesh kur nuk e dinin nëse do të bëheshin ndonjëherë prindër.

Ata përsëri u shokuan kur mësuan se Natalie ishte shtatzënë për herë të dytë në fillim të vitit, por asnjëherë nuk e mendonin se do të lindnin katër bebe njëherësh.

Nëna e re tregon për momentin kur zbuluan numrin e bebeve gjatë skanimit sonografik.

Kur Natalie kishte parë në ekran ato që dukeshin si dy qese ajo thërriti: “Binjakë”, por doktori i tha se gabohej dhe ajo pyeti nëse ishin tre. “Sonografi përsëri tundi kokën në shenjë mohuese dhe pa thënë asnjë fjalë ngriti lart katër gishta”, thotë ajo.

Nëna e pesë fëmijëve lindi bebet me ndërhyrje çezariane vetëm dy-javë para kohe dhe tashmë poston rregullisht mbi ecurinë e tyre në faqen e quajtur “Kiki and the Quads”.

Ajo tregon se nevojten 90 minuta për të ushqyer katër bebet e saj, dhe më pas minutat duhen numëruar përsëri deri në vaktin tjetër të ushqimit.

Natalie ka postuar dy foto të ndryshme te vetes në faqen e saj, me barkun e mbushur me bebe dhe atë të pas-lindjes.

Ajo shkruan për 29,000 ndjekësit: “Sikur të kisha postuar vetëm foton e parë do të më ksihin përgëzuar për formën e mirë pas lindjes së bebeve, por ndjehem shumë e bukur në të dyja dhe jam krenare për atë që trupi im arriti të bëjë”.