75 Mall Live Search
14:36 / E Martë, 21 Janar 2025 / H F

Nëna e Rexhepit: Djali më bleu tortë për ditëlindje, po atë ditë u vra në Klinë

12 nëntori i vitit 2024 doli të jetë i trishtë për familjen Slivova nga Klina. Pasitën e kësaj dite u vranë Rexhep dhe Albison Slivova nga 19-vjeçari, Jon Hoti.

Rexhepi po këtë ditë kishte gëzim në familje, priste të festonte ditëlindjen e nënës së tij.

Me mëngjes u nis për në Klinë, për t’ia blerë nënës së tij një tortë për ditëlindje me qëllim që në mbrëmje të festonte këtë ditë të veçantë, ashtu siç e organizonin përvit.

Por, pak orë më vonë ndodhi tragjedia.

Ditëlindja e nënës së Rexhepit u kthye në tragjedi, po atë ditë ajo mori lajmin e kobshëm, se djali i saj u vra tinëzisht nga një 19-vjeçar në Klinë.

Kryesi i kësaj vepre vazhdon të ndodhet ende në paraburgim.

IndeksOnline ju sjell rrëfimin e prindërve të Rexhepit, Ramadan dhe Zoja Slivova.