22:14 / E Martë, 02 Mars 2021 / AR

Nëna e Rita Orës e krahason të bijën me shqiponjë

Rita Ora gjithmonë bie në sy me veshjet e saj.

Nuk janë të pakta as komplimentet nga nëna e saj, e cila në gjuhën shqipe ia shpreh fjalët më të mira vajzës së saj, shkruan Indeksonline.

Duke publikuar disa imazhe nga pjesëmarrja e saj në operën e Sidneit, nuk mungoi komenti epik i nënës.

“Oh si shqiponje” shkroi ajo, duke e krahasuar të bijën me shqiponjë./Indeksonline/