09:12 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nëna e Rita Orës ndjehet krenare që vajza e saj do të këndoi në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më 17 shkurt në Prishtinë, gjegjësisht në sheshin kryesor do të përformoi këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, një lajm ky që ka bërë bujë mediatike gjithandej, shkruan Indeksonline.

Derisa vet Rita mbrëmë postoi një video në llogarinë e saj Instagram ku shprehej se mezi priste të vinte në Kosovë, edhe nëna e këngëtarës sot ka postuar një video në llogarinë e saj.

Vera ka postuar këngën e Ritës “Shine Ya Light” të cilin e pati gjiruar në Kosovë, ndërsa ka shkruar:

Rita po vjen, Rita po vjen! Rita Ora do të përformoi falas në 10 vjetorin e Pavarëisë në Kosovë #respekt #nënëkrenare