21:19 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nëna e Rita Orës nis karrierën si modele, shfaqet si 20 vjeçare

Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Vera Ora, duket se po merr vëmendjen e mediave po aq sa këngëtarja.

Vera, e cila së fundmi ka realizuar një intervistë për revistën ‘Future Dreams Charity’, ka realizuar edhe foto sesion për këtë artikull, shkruan Indeksonline.

Thuajse të gjitha fotot, Vera i ka realizuar në bikini, ku edhe vërehen format e saj trupore sit ë ishte 20 vjeçare.

Vera duket se po vlerësohet për fizikun dhe bukurinë e saj natyrore, krahas vajzave të saj, e sidomos Ritës e cila është e njohur fal talentit në muzikë dhe aktrim.

Revista, e cila sjell rrëfime interesante dhe inspiruese sidomos për gjininë femërore, duket se në numrin e ri do ta ketë imazh, Vera Orën.

Vera Ora, 53 vjeçare është vlerësuar nga revista e njohur, e cila në llogarin zyrtare në Instagram e ka paralajmëruar personalitetin e rradhës dhe ka bërë një përshkrim për Verën, duke e cilësuar atë si modele.

Epo dardha pikë nën dardhë thonë, prandaj Rita është një yll, ndërsa e ëma model i një gruaje të bukur, të fortë dhe sharmante./Indeksonline/.