11:52 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nëna e Ritës takohet me Princ Harry, zbulon çfarë biseduan

Rita Ora ka performuar në një mbrëmje bamirësie e cila ishte e oragnizuar nga Duka i Sussexit , Princ Harry.

Rita dhe Princ Harry u shoqëruan pas koncertit ku e pranishme ishte edhe nëna e Ritës, Vera, shkruan Indeksonline.

Vera ka publikuar disa imazh në llogarinë e saj të ‘Instagramit’ ku edhe ka zbuluar se çfarë i tha Princi kur ajo u takua me të.

“E nderuar që mora pjesë në koncertin në Hampton Court Palace për të mbledhur para për bamirësinë Sentebale të Princit Harry’s African Aids. Duke punuar në Shëndetin Mendor Perinatal, me gratë shtatzëna dhe fëmijët kemi gjetur shumë gjëra për të folur.

Ai ishte aq modest duke thënë: “Unë nuk do të marrë shumë nga koha juaj. E kuptoj që ju jeni këtu për të parë Rita Ora dhe jo mua – sidomos ju në fillim” ka shkruar Vera./Indeksonline/