Nëna e Ritës, Vera Ora edhe pse 53-vjeçare, nuk i ndahet stërvitjeve!

Vera Sahatçiu, apo siq njihet si Vera Ora, është nëna e yllit muzikor shqiptar Rita Ora.
Pas famës së madhe që ka arritur Rita Ora në skenën muzikore ndërkombëtare, padyshim se interesimi i mediave rozë dhe i publikut është edhe rreth familjes së bukuroshes.

Nëna e saj, Vera edhe pse 53 vjeçare ka arritur të mbajë në formë të mirë linjat trupore me stërvitje, e këtë e ka dëshmuar me paraqitjet e fundit nëpër rrjetet sociale ku shihet duke ushtruar në formë mjaft të mirë.

Kujtojmë që Vera dhe Besniku janë prindër të 3 fëmijëve: Ritës, Elenës dhe Donit. /Indeksonline/
