Nëna e Ritës, Vera Ora nuk ja lëshon rrugën të bijës!
Nëna e yllit të muzikës Rita Ora, Vera, është një grua mjaft atraktive e cila me paraqitjet e saj të vazhdueshme nëpër rrjetet sociale, ka marrë vëmendjen e publikut.
Ajo ka dëshmuar se me një kujdes ndaj vetvetes, mosha mbetet vetëm numër, shkruan Indeksonline.
Nëpër paraqitjet që ajo bën, vërehet forma e mirë e saj e që merr gjithnjë vëmendjen e publikut.
Njejtë ka bërë edhe së fundmi, por kësaj radhe ka qenë motra e Ritës, Elena e cila ka ndarë një fotografi të nënës së saj duke pozuar nga një jaht.
Vërehet se Rita e ka trashëguar formën e mirë nga nëna e saj Vera. /Indeksonline/
