20:53 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Nëna e Ritës, Vera Ora, pozon në bikini

Nëna e Rita Orës, Vera vazhdon të jetë mjaft aktive në paraqitjet e saj publike, shkruan Indeksonline.

Ajo me krenari pozon para aparatit, duke vënë në pah format trupore në formë të mirë edhe në moshën 53 vjeçare.

Vera Sahatçiu Ora e cila me profesion është psikiatre është e martuar me Besnik Sahatçiun me të cilin kanë tre fëmijë, Ritën, Donin dhe Elenën.

Vajza e saj Rita gëzon famë të madhe ndërkombëtare me muzikën e saj.

Kujtojmë që Vera ndiqet nga më shumë se 60 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/