15:33 / E Enjte, 13 Maj 2021 / Blerim

Nëna e Ronaldos: Djali im sezonin e ardhshëm do luaj në Sporting!

Nëna e Cristiano Ronaldos, Maria Dolores ka befasuar të gjithë tifozët duke komentuar të ardhmen e djalit të tij.

Askush nuk është i sigurt për të ardhmen e yllit portugez. Ai mund të largohet nga ‘Allianz’ gjatë afatit veror të transferimeve – nëse Juventus dështon ta siguroj një vend për në UEFA Champions League, shkruan IndeksOnline

Gjatë një interviste, nëna e Ronaldos ka thënë se djali i tij mund të rikthehet në Sporting Lisbon.

“Do të flas me të, do ta bindë që ai të rikthehet në Sporting. Vitin tjetër, ai do të luaj në Alvalade [stadiumi i Sportingut]”, ka thënë nëna e yllit portugez

Kujtojmë që Ronaldo në fillim të karrierës ka qenë pjesë e Sportingut, para transferimit në ‘Old Traffors’ te Manchester Unitedi./IndeksOnline/