75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / G T

Nëna e shokut të Kante-s tregon përulësinë e futbollistit francez: Vjen gjithmonë në shtëpinë time!

Mesfushori i Kombëtares së Francës, N’Golo Kante është transferimi më i ri i Fenerbahces gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Kante firmosi një kontratë 2.5-vjeçare me gjigantin turk, shkruan Indeksonline

Derisa, në Turqi u shfaq një grua, e cila publikoi një foto me Kante-n dhe u bë menjëherë virale.

Ajo është Hatun Cagrici, nëna e shokut të mesfushorit francez. Gjatë një interviste, kjo grua tregoi për përulësinë që ka futbollisti dhe se saherë që kishte shkuar në Turqi e kishte vizituar shtëpinë e saj.

“Kante është shoku i djalit tim. Ai është shumë i afërt me ne. Ai vjen në shtëpinë tonë, ha me ne. Ai është një djalë shumë i pastër, shumë i ndershëm, i devotshëm dhe i përulur. Shpresojmë që ai të jetë një beik dhe fat i mirë për vendin tonë.

“Kur të vijë në Turqi, unë e ftoj në shtëpinë time. Ose ndoshta s’ka nevojë fare ta ftoj, ai vjen vetë. Do t’i ofroj çfarëdo lloj ushqimi, petulla apo qofte”, u shpreh ajo

Kante u largua nga Arabia Saudite, nga skuadra e Al Ittihadit dhe tani rikthehet në Europë, për vetëm një synim – që të jetë gati për Kupën e Botës 2026./Indeksonline/

Image